Lewandowski: Messi do ta fitojë Topin e Artë për të tetën herë

Robert Lewandowski beson se Lionel Messi do të udhëheqë sërish rrugën për çmimin e Topit të Artë.

Lewandowski, është i sigurt se fituesi i Kupës së Botës, Messi, do ta fitojë për të tetën herë Topin e Artë, transmeton Klankosova.tv.

“Sigurisht. Mund të ketë një lojtar tjetër që luan për të njëjtin klub, por ka vetëm një Kupë Botërore që vendos se kush do ta fitojë atë këtë sezon”, tha sulmuesi i FC Barcelona në një intervistë për gazetën sportive spanjolle Mundo Deportivo.

“Leo është sigurisht në krye tani, sepse ai ka arritur gjithçka që do të thotë çdo gjë për të”.

34-vjeçari Lewandowski, i cili u shpall nga FIFA Lojtari i Vitit në Botë në 2020 dhe 2021 përpara Messit, lë të hapur një tjetër pjesëmarrje për Poloninë nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026.

“Nuk ka të bëjë me gjendjen time fizike, ka të bëjë me aspektet që rrethojnë futbollin. E di që do të jem gati nëse dua të jem atje, por është ende shumë herët”, tha golashënuesi i shumëfishtë i Bundesligës”.

“Tani jam duke u përqendruar në Kampionatin e ardhshëm Evropian”.

Kampionati Evropian do të zhvillohet në Gjermani në vitin 2024. Në Katar, Polonia u eliminua nga Franca në fazën e 1-16 e finales. /Klankosova.tv.