Robert Lewandowski ka sqaruar se fjalët e Lionel Messit ndaj tij në ceremoninë e “Topit të Artë” e kanë “prekur vërtetë”.
Messi pranoi se Lewandowski duhet të ketë të paktën një Top të Artë në emrin e tij në këtë pikë të karrierës së tij duke pasur parasysh përsosmërinë e tij në fushë me Bayern Munich.
Dhe pas një interviste në të cilën Lewandowski thotë se ai ishte keqinterpretuar duke vënë në dyshim qëllimet e Messit, sulmuesi polak ka thënë se “ato nuk ishin fjalë boshe” që i drejtoheshin atij.
“Fjalët e Messit ndaj meje [për Topin e Artë] më prekën me të vërtetë”, tha Lewandowski për Bild. “Nuk ishin fjalë boshe, ishte një moment i bukur në karrierën time.
“Unë fola vetëm disa fjalë me Leon [një për një], sepse spanjishtja ime nuk është aq e mirë. Fola me Kylian [Mbappe] në anglisht, ai më pas përktheu për Leo. Ishte një natë e mrekullueshme.”
Për atë që do të duhej për të fituar Topin e Artë në të ardhmen, Lewandowski shtoi: “Ka të bëjë me detaje të vogla, gjithçka duhet të jetë në vend. Ajo që mund të garantoj është se do të vazhdoj të bëj punën time dhe të sjell paraqitjet e mia më të mira”, është shprehur Lewandowski.
Por çfarë tha Messi për Lewandowskin?
“Unë do të doja të përmend Robert Lewandowski, ishte një nder i vërtetë të konkurroja me ty”, tha Messi pasi mori trofeun e Topit të Artë 2021.
“Të gjithë e dinë dhe jemi dakord që ju ishit fitues vitin e kaluar.
“Unë mendoj se ‘France Football’ duhet t’ju japë Topin tuaj të Artë 2020 – ju e meritoni atë dhe duhet ta keni në shtëpi.”
Ai shtoi: “Unë mendoj se Robert Lewandowski pati një vit të mrekullueshëm. Vit pas viti, ai përmirësohet dhe tregon sulmuesin e shkëlqyer që është, si dhe aftësinë e tij për të shënuar gola.
“Këtë vit ai u vlerësua si golashënuesi më i mirë. Sigurisht që ai me siguri mund të aspirojë atë nivel vitin e ardhshëm, falë mënyrës së tij të të qenit në fushë. Dhe përveç kësaj, ai luan për një klub të madh”, kishte deklaruar ylli argjentinas.
Ndryshe, Lewandowski mbylli për të tretin vit kalendarik radhazi si golashënuesi më i mirë në Evropë, në këtë të fundit ku realizoi 69 gola në 58 ndeshje të zhvilluara për vitin 2021.