Lewandowski e Mbappe kundër idesë për t’u mbajtur Botërori çdo dy vjet

Organi qeverisës global i futbollit ka shtyrë idenë e organizimit të ngjarjes më të madhe në futboll çdo dy vjet në vend të çdo katër, por është një propozim që është pritur me mosmiratim të gjerë.

Drejtuesit e FIFA-s argumentojnë se kjo është diçka që brezi i ri i tifozëve dëshiron të shohë dhe se ekziston një dëshirë për të kapur imagjinatën e atyre ndjekësve që futen në lojë.

Megjithatë, yjet e sotëm nuk janë bindur ende, dhe dy nga lojtarët më të mirë të lojës janë shprehur kundër idesë së diskutueshme.

“Të luash Kupën e Botës çdo dy vjet, do ta bënte këtë kompeticion normal dhe nuk duhet të jetë kështu”, argumentoi Mbappe, duke folur në ‘Dubai Globe Soccer Awards’.

“Gjatë një sezoni, ne do të duhet të luajmë 60 ndeshje në vit. Euro Kupa e Botës, Liga e Kombeve… Na pëlqen të luajmë, por është shumë.

“Nëse njerëzit duan të shohin cilësi, mendoj se duhet të bëjmë një pushim”.

Lewandowski mbajti një qëndrim të ngjashëm kur u pyet për idenë, duke argumentuar se një rritje në sasinë e ndeshjeve do të shihte vetëm rënien e nivelit të përgjithshëm në shfaqje.

“Kemi shumë ndeshje në vit, javë shumë të ngarkuara. Nëse doni t’u jepni tifozëve diçka ndryshe, keni nevojë për një pushim”, tha sulmuesi i Bayern Munichut pas marrjes së dy çmimeve në Dubai.

“Duhet të shohim përpara, nëse duam të luajmë një Botëror çdo dy vjet, niveli do të bjerë. Është e pamundur që trupi dhe mendja të performojnë në të njëjtin nivel”, theksoi polaku.

Lewandowski mori çmimin “Maradona për Golshënuesin më të Mirë të Vitit” dhe “TikTok Fans Lojtari i Vitit” në Dubai, ndërsa Mbappe iu dha çmimi ‘Lojtari më i Mirë i Vitit’ për meshkuj.