Lëvizja Demokratike filloi mbledhjen e nënshkrimeve për themelimin e partisë (Video)

Lëvizja Demokratike në themelim e sipër, sot ka hapur procedurën për regjistrimin e subjektit më të ri politik.

“Sot temperaturat e larta edhe politike edhe të motit nuk ndalojnë njerëzit që të dalin dhe të deponojnë nënshkrimet për të qenë themeltarë të Lëvizjes Demokratike, jo vetëm këtu edhe edhe tek punktet tjera, gjithandej ku janë”, tha Mexhiti për gazetën LAJM, pas firmosjes së deklaratës.

Procedura për nënshkrimin e deklaratës për themelimin e partisë që nga ngjallë shpresa tek shqiptarët për një ndryshim pozitiv në skenën politike, është hapur nëpër zyre të noterëve në çdo qytetet, nga Likova deri në Prespë.

Me përfundimin e procedurës për mbledhjen e minimum 1000 nënshkrimeve, aq sa parashikon Ligji mbi Partitë Politike, vijon regjistrimi i saj, dhe promovimi solemn më datën 13 Gusht 2023.