Lëvizja BESA mbrëmë ka ristrukturuar nëndegën e saj në fshatin Llojan, në kuadër të ristrukturimit të tërësishëm të degës së Likovës. Në prezencë të banorëve të fshatit Llojan, me fjalë përshëndetëse u drejtua kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Të pranishëm ishin edhe sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha, sekretari organizativ, Adnan Azizi si dhe koordinatori i degës së Lëvizjes BESA në Likovë, Luan Ramadani. Nëndega e Llojanit iu besua ta udhëheqë Orhan Islami.
Lëvizja BESA vazhdon punën e saj duke i konsoliduar radhët e veta, duke i rifreskuar nëndegët e partisë dhe njëkohësisht duke pranuar shumë figura të reja të cilat i bashkëngjiten Lëvizjes BESA.
Lëvizja BESA