Lëvizja BESA takon strukturat në diasporë. A po përgatiten për zgjedhje?!

Pas zhvillimeve të fundit politike të krijuara ditëve të fundit pas takimi Kovaçevski-Mickoski, duket se zgjedhjet do të jenë të pashmangshme.

Dy përfaqësuesit e Lëvizjes BESA, Adnan Azizi dhe Fatmir Limani kanë vijuar takimet për mobilizimin e diasporës kësaj rradhe në Zvicër.

“Përzgjedhja e anëtarit të Kryesisë dhe parapërgatitjet, për “betejat” e rradhës, të cilat do të garantojnë jetesë të dinjitetshme në vendlindje”, ka shkruar në Facebook, nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani i cili shton se zgjërim i rradhëve të kësaj parti do sjell fitore plebishitare në zgjedhjet e ardhshme.