Lëvizja Anti-bixhoz kërcënon me bllokim rrugësh

Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron rikthimin e protestave me nisjen e fushatës zgjedhore, duke bllokuar autostradën Tetovë- Shkup. Xhemal Abdiut nga kjo lëvizje thotë se kjo masë merret pasi qeveria e kaluar nuk pati vullnet për zgjidhjen e këtij problemi. Sipas tij, pushtetarët e mbështesin vetëm në mënyrë deklarative sjelljen e ligjit për lojërat e fatit, po kur duhet ta votojnë, të njëjtin e heqin nga rendi i ditës. Në debatin” Studentët pro Arsimit, kundër bixhozit” , Abdiu theksoi edhe njëherë kërkesën e kësaj lëvizje për mbyllje të objekteve të lojërave të fatit.

Ne kërkojmë mbylljen e menjëhershme të objekteve të lojërave të fatit deri në sjelljen e ligjit të njëjtë, sikurse është në Shqipëri dhe në Kosovë. 21:29 Të gjithë na kanë dhënë përkrahje, por në momentin kur duhet ta votonin ligjin, nuk e votuan. Këta pushtetarë nuk kërkojnë “ vdekjen” tonë, jemi të bindur pasi ne u duhemi, se do t’u japim vota që nesër të jenë në pushtet. Lufta jonë nuk do të ndalet për asnjë çast deri në sjelljen e një ligji. Ne kemi nevojë për mbështetje aktive dhe jo pasive-deklaroi XHEMAL ABDIU- LËVIZJA ANTI-BIXHOZ.

Lojërat e fatit janë bërë tundim thuajse për të gjitha grup moshat dhe të gjitha kategoritë sociale. Sociologu Ali Pajaziti, thotë se lojërat e fatit po vjedhin ardhmërinë vendit, duke bërë që një pjesë e rinisë ta quajë “ të dalë jashtë mode” fitimin e parave përmes punës.

Lojërat e fatit të rinjve u humbin trenin e jetës. Mua më ka ndodhur që me makinë të marr një fëmijë 11 vjeç në Gjorçe Petrov dhe kur e pyeta ku ka qenë, më tha se ishte në bastoren që unë e kisha në krahun tim të djathtë. Objektet e kazinove janë djegëse të ardhmërisë tonë. Janë instance që mashtrimin e kanë mjet benefiti. Hapja e kazinove dhe lojërave të fatit nëpër vendbanimet shqiptare flet për dukurinë e depresionit social08:01 Brenda ditës në Maqedoni paguhen diku 500 mijë euro në këto lojëra- tha ALI PAJAZITI- SOCIOLOG

Propozim-ligji për lojërat e fatit nuk u arrit të miratohet deri në shpërndarjen e Kuvendit meqë partitë nuk treguan përkushtim për kalimin e zgjidhjes për të cilën disa kishte dhënë premtime.

Sipas disa analizave rezulton se nga viti 2015 bixhozi në vendin tonë ka sjellë të ardhura prej rreth 300 milion eurosh, apo thënë ndryshe rreth 10% e buxhetit të shtetit./Alsat