Letër për Edi Ramën: Shqipëria të hapë konsullatë në Preshevë! (Dokument)

Fillimisht, jemi të nderuar e shumë krenar që mund të ju drejtohemi Juve dhe institucionit që përfaqësoni Ju. Jemi poashtu mirënjohës e shumë faleminderues, për angazhimin, motivimin, kontributin konstruktiv dhe kujdesin shtetëror diplomatik që keni dhënë e po jepni për shqiptarët në përgjithësi, e veçmas për komunitetin autokton etnik të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës apo Luginës së Preshevës, – gjë të cilën Republika e Shqipërisë e ka dhe detyrim kushtetues.
Jemi në dijeni thuajse të plotë duke përcjellur me vëmendjen më të theksuar aktivitetin, angazhimin dhe shërbimin tuaj diplomatik, në kuadër të autorizimeve kushtetuese e ligjore, e që në mënyrë të vazhdueshme po tregoni, që nga marrja e përgjegjësisë në kuadër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë si ministër i punëve të jashtme dhe shef i diplomacisë së shtetit amë. Mirëpo, marrë shkas nga statusi Ministrit tuaj në detyrë të paraqitur përmes facebook-ut, të datës 20 dhjetor 2020, rreth orës 21:30 lidhur me një nismë të mbarë për hapjen e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Bujanoc, kemi marrë të drejtën dhe mundin, që juve i nderuari zoti Ministër dhe me këtë rast kryeministër i qeverisë që Ju përfaqësoni, ju drejtohemi me një shkresë – letër publike. Hapja e një Konsullate shqiptare (Post Konsullor) ishte ëndërr dhe kërkesë e kamotshme e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Lajmet dhe paralajmërimet se do të realizohet ky projekt i dëshiruar dhe mëse i nevojshëm qysh moti, na emocionoi, gëzoi, lehtësoi, ngazëlleu e çka jo tjetër, dhe po na bën të ndjehemi krenar çdo ditë e më shumë me shtetin amë! Ndonëse larg gjeografikisht dhe me një shërbim më të zbehtë diplomatik, puna e Ambasadës shqiptare në Beograd në raport me shqiptarët dhe organizimin e tyre politik këtu nuk ka munguar thuajse asnjëherë gjatë këtyre viteve të pluralizmit. Mirëpo, këto kohët e fundit ka marrë një trajtë e përmbajtje shumë më të theksuar, duke dhënë rezultate edhe më konkrete si shërbim diplomatik, për kujdesin, kultivimin dhe ruajtjen e vlerave kombëtare shqiptare. Prandaj, i dashuri dhe i nderuari Ministër RAMA; – Shkëlqesia Juaj, marrë si themelatë dhe shkas nga të gjitha këto të shënuara më lartë, të gjitha zhvillimet e fundit dhe të gjitha ato të thënat dhe të pathënat, ne si më poshtë;