Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka lëshuar një këst të ri prej 6.9 milionë eurosh për mbështetjen e bizneseve vendore, përmes linjës kreditore të siguruar nga Banka Hungareze për Eksport-Import, përcjell INA.
Me këtë pagesë të fundit, shuma totale e fondeve të plasuar për ekonominë vendase arrin në 224.3 milionë euro, nga gjithsej 250 milionë euro të planifikuara. Mjetet synojnë të mbështesin investimet private dhe zhvillimin e kompanive, duke nxitur rritjen ekonomike.
Fondet shpërndahen përmes bankave komerciale me kushte të favorshme: normë interesi 1.95% në vit, afat shlyerjeje deri në 15 vjet dhe periudhë grace deri në tre vjet.




