Paris Saint Germain ka tentuar ta marrë në postin e trajnerit Zinedine Zidanen, por francezi nuk ka qenë i kënaqur me organizimin e skuadrës.
Të paktën kështu raporton Lequipe, të cilët thonë ky kalim nuk ndodhi për shkak se nuk pati dakordim prej të dyja palëve, transmeton lajmi.net.
Zidane është i papunë që kur u largua nga Real Madridi.
Në vazhdimësi pati zëra se francezi mund t’i bashkohej ndonjë skuadreje të madhe, por kjo duket se mbeti vetëm iniciativë nga gjigandët evropianë.