Leonora Jakupi pranon mirënjohje nga kryetari i Skënderajt

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari e nderoi me mirënjohje këngëtaren Leonora Jakupi.

Leonora Jakupi sot është nderuar me mirënjohje në vendlindjen e saj, Skënderaj, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja pranoi mirënjohje nga kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ndërsa u shpreh shumë e lumtur për këtë nder.

“Ne permbyllje te vitit 2019 Faleminderit vendlindja ime!”, ka shkruar ajo sipër një fotografie, ku shihet mirënjohja që pranoi.

Po ashtu, ajo postoi edhe një tjetër imazh nga momenti kur po i dorëzohej ajo mirënjohje.