Leonardo Gashi publikon këngën “Inat”

Këngëtari shqiptar, Leonardo Gashi është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Ai ka publikuar këngën më të re që mban titullin “Inat”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti i këngës që vjen i miksuar mes gjuhës shqipe dhe asaj gjermane u shkrua nga vet këngëtari, i cili u përkujdes edhe për melodinë.

Foto: Screenshot/YouTube

Projekti është prodhim i produksionit “Vein” që ka bërë gjithashtu ‘beat’-in, miksimin dhe masterizimin.

Ndërkohë klipi u realizua nga produksioni ‘SKO” me regji të Marvin Dechsel & Dan Davito.

Kënga tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të Leonardit në Youtube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e këngëtarit.