Leonardo DiCaprio, 50 vjeç, u shfaq në qendër të vëmendjes gjatë premierës botërore të filmit One Battle After Another në Teatrin Kinez TCL në Los Angeles.
Aktori hollivudian u shoqërua nga e dashura e tij, modelja italiane Vittoria Ceretti, 27 vjeçe, e cila, edhe pse nuk pozoi krah tij, e mbështeti nga publiku dhe shkëlqeu me një fustan elegant të bardhë të drapuar.
DiCaprio shfaqi një figurë klasike e të rafinuar, i veshur me një kostum të zi të ngushtë dhe këmishë të bardhë, ndërsa Vittoria mahniti me një veshje me të çara të theksuara që tregonin këmbët e saj të gjata dhe një stilim të plotësuar me bizhuteri diamanti, shkruan DailyMail.
Modelja nuk hezitoi të shfaqte entuziazmin e saj, duke e brohoritur aktorin dhe duke realizuar fotografi nga turmat e adhuruesve.
Ngjarja mblodhi shumë emra të njohur të Hollivudit, përfshirë Sean Penn, Benicio del Toro, Regina Hall dhe Teyana Taylor, të cilët gjithashtu shkëlqyen me pamjet e tyre glamuroze.