Leonardo DiCaprio fotografohet sërish me bukuroshen Neelam Gill në jahtin super luksoz brigjeve të Italisë

Leonardo DiCaprio u pa duke marrë ca rreze dielli gjatë një dite relaksuese me jaht, teksa ishte me bukuroshen Neelam Gill, e veshur me bikini në mes të një udhëtimi luksoz veror në Itali të shtunën.

Aktori i filmit “Titanic”, 48 vjeç, i cili së fundmi u pa i rrethuar nga bukuroshja bionde në një klub nate në Sardenja, qëndroi i freskët i veshur me një palë mbathje noti ngjyrë blu, ndërsa rrinte në varkën e bollshme me modelen, 28 vjeçe dhe miqtë.

Fituesi i çmimit “Oscar” kishte gjithashtu një kapele të bardhë mbi flokët e tij për të fshehur pjesërisht fytyrën e tij kur ekspozohej në rrezet e diellit, shkruan DailyMail.

Më vonë gjatë ditës, Leonardo kishte një ndryshim të shpejtë të veshjes dhe kishte veshur një bluzë të bardhë me mëngë të shkurtra lart, i cili ishte pjesërisht i hapur drejt jakës.

Ai gjithashtu vendosi një kapele të gjelbër në majë të kokës dhe u pa teksa po bisedonte me një mik, gjatë kohës që ata ishin ulur nën hije për të “shpëtuar” nga nxehtësia.

DiCaprios iu bashkua edhe modelja britanike e cila tregoi trupin e saj me bikini të bardha.

Flokët e saj të gjata ishin lidhur në një bisht të thjeshtë për të parandaluar që çdo fije e lirshme të binte në fytyrën e saj.

Bukuroshja kishte vendosur një palë syze elegante të zeza dhe zgjodhi të shkonte zbathur ndërsa kalonte kohë në varkë.

Në fillim të kësaj jave, Leonardo dhe Neelam u panë më parë duke shijuar diellin e verës në jahtin e tij në Sardenjë, pak pasi modelja mohoi thashethemet e romancës mes të dyve, në mënyrë që të sqaronte çdo spekulim.

Të premten, ajo shkroi në InstaStory dhe u shkroi ndjekësve të saj, “Thjesht për të pastruar çdo thashethem… Unë nuk jam ‘flaka e re’ e Leonardo DiCaprios”.

Gill më pas zbuloi se: “Në fakt, unë jam në një marrëdhënie të përkushtuar me mikun e tij të mirë dhe kam qenë për shumë muaj tani”.

Ajo vazhdoi duke shpjeguar: “Arsyeja e vetme që ne jemi fotografuar në të njëjtën afërsi është sepse unë kam qenë atje me partnerin tim. Shpresoj që kjo të sqarojë të gjitha historitë e rreme”.

Dy yjet nxitën spekulimet për romancën për shkak se u panë së bashku në shumë raste në muajt e fundit, si për shembull udhëtimi në pikën e famshme, St. Tropez.