Lëndohet rëndë shtetasi i Kosovës në një aksident në Çair

SONY DSC

Në një aksident rrugor që ka ndodhur mbrëmë në Çair rëndë është lënduar një shtetas 55 vjeçar nga Kosova.

Siç është theksuar në buletinin policor, mbrëmë në orën 23:35 është paraqitur se në Shkup, në udhëkryqin nga rr. “Xhon Kenedi” dhe rr. “Kemal Ataturk”, automjeti i udhëtarëve “folsfagen golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga shkupjani N.A. (57) është përplasur në këmbësorin S.S. (55) nga Kosova.

Në aksident, këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore dhe menjëherë është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku i është ofruar ndihmë mjekësore. Është kryer inspektim në vendin e ngjarjes nga ana e SPB Shkup. /MIA