MPB njofton se më 01.05.2026 në ora 14:15, në DPB Gostivar, nga Qendra Medicinale e Gostivarit është denoncuar se tek ata është dërguar një person i lënduar pas rënies nga automjeti. Pas verifikimeve të kryera, është vërtetuar se bëhet fjalë për personin E.K. (27) nga Gostivari. Gjegjësisht, ai duke drejtuar një katërçikletë pa tabela regjistrimi dhe pa patentë shofer në një rrugë malore midis fshatrave Reçan dhe Duf, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.
Maqedoni Lëndohet rëndë 27-vjeçari nga Gostivari pas rrëzimit nga motori me katër rrota





