Këtë mëngjes, rreth orës 02:40, një kamion i drejtuar nga një banor i Radovishit ka goditur një bashkëqytetar të tij, V.V. (69) në fshatin Vlladevc. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e SPB-Strumicë, Hrizantema Rendevska.
“Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale A4, Strumicë-Radovish, në pjesën që kalon nëpër fshatin Vlladevc. Policia me urdhër të prokurorit publik kreu inspektim”, shtoi Rendevska.
Qytetari i lënduar nga Radovishi është dërguar në spitalin e Strumicës, ku është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.