Lëndohen Mateo Kovacic dhe Hakim Ziyech, Tuchel jep detajet

Mesfushori kroat Kovacic u zëvendësua nga Ruben Loftus Cheek, në minutën e 51′ të ndeshjes pas shqetësimit që kishte.

Sulmuesi i Marokut, Ziyech, pas një lëndimi që pësoi u largua nga loja në minutën e 60 të ndeshjes, për t`i lënë vend në lojë Saul Niguez.

Lidhur me lëndimet trajneri i Chelseat u shpreh se ndeshjeve të fundit zëvendësimet po bëhen si pasojë e lëndimeve dhe jo taktikave të trajnerit.

“Është pothuajse si historia e sezonit: çdo të dytën ndeshje bëjmë zëvendësime vetëm për shkak të lëndimeve dhe jo për arsye taktike”, tha Tuchel, transmeton lajmi.net.

Lojtarët janë në dyshim për finalen e Carabao Cup kundër Liverpool që zhvillohet të dielën.