Legjenda e blaugransve mori stolin e Barcelonës në vikend, derisa dje u paraqit para tifozëve në “Camp Nou”, transmeton lajmi.net.
Xavi ka një punë të vështirë përpara, me Barcelonën që gjendet në mesin e tabelës dhe është duke pasur probleme të mëdha si nga financat, ashtu edhe me lëndimet.
Sipas Diario AS, Xavi iu ka treguar dy fizikëve Juanjo Brau dhe trajnerit të fitnesit, Albert Roca, që arritën me Ronal Koeman, që nuk janë të nevojitshëm.
Raportohet se Jaume Munil do rikthehet në klub pas dy viteve me Kombëtaren e Spanjës në futsall, derisa Ricard Pruna gjithashtu pritet të rikthehet pas disa viteve te Barcelona.
Përpos humbjes së Martin Braithëaite, Ansu Fati gjithashtu ka pësuar dy lëndime këtë sezon, derisa edhe Ousmane Dembele u lëndua në ndeshjen e fundit.
Pedri mezi ka luajtur, kurse Eric Garcia, Gerard Pique dhe Nico Gonzalez mungojnë gjithashtu.