Lidhja Europiane për Ndryshim sot sërish e ka akuzuar Qeverinë për keqpërdorim të flamurit europian në miratimin e ligjeve. Përfaqësuesit e këtij koalicioni, thanë e keqpërdorimi i flamurit të BE-së ajo që ata kanë ngritur si shqetësim disa herë.
“Në Raportin e publikuar me 8 nëntor, të gjithë kishin mundësi të shohin vërejtjet e KE se flamuri i BE-së është keqpërdorur dhe abuzuar në kuvend për të shterur dhe shkurtuar debatin, për të shpejtuar ligjet që janë vetëm në interes të pushtetit LSDM – BDI- ASH. Raporti thekson në mënyrë të qartë që flamuri i BE-së u keqpërdor në ndryshimin e Kodit Penal, duke mundësuar kështu lirimin dhe uljen e dënimeve për krimet e korrupsionit dhe nuk ka se si të jetë ndryshe raporti sepse rezultatet janë tashmë të dukshme, kemi jashtë Jankullovksën, Todorovicin, Mijallkovin e shumë të tjerë si ata. Ndërsa edhe përtej raportit, eksponentë të këtyre partive vazhdojnë të mohojnë pasojat e ndryshimit të Kodit Penal”.