Lëkundje tërmeti gjatë natës në Shqipëri, është ndjerë edhe në Maqedoni

Shqipëria është përfshirë nga lëkundje tërmeti pas mesante.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter, kishte epiqendrën në Dushk të Lushnjës.

Tërmeti është ndjerë thuajse në gjithë Maqedoninë Perëndimore por edhe në Shkup. Po ashtu lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të Kosovës.