Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonave përreth.

Sipas të dhënave të para, tërmeti ka pasur magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, me një thellësi prej 13 kilometrash.

Lëkundjet janë regjistruar 6 kilometra në veri-perëndim të Lushnjes dhe 37 kilometra në jug-perëndim të Elbasanit, sipas raportimeve të institucioneve sizmologjike.

Ende nuk ka njoftime për dëme materiale ose të lënduar, ndërsa banorët janë këshilluar të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës civile.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe do të ofrojnë informacione të mëtejshme nëse situata ndryshon.