Legjenda Nderim Nexhipi: Nder dhe krenari që isha pjesë e spektaklit për bamirësi në Tiranë

Italia ka fituar turnen për bamirësi “Të luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, i cili u zhvillua në “Air Albania Stadium”në Tiranë, të premten në mbrëmje, e në të cilën morën pjesë legjendat e katër ekipeve të futbollit Shqipëria, Italia, Greqia dhe Turqia.
Për veteranët e Kombëtares shqiptare luajtën dy emrat e mëdhenj Artim Shaqiri dhe Nderim Nexhipi.

Ky i fundit rrëfen emocionet e asajë mbrëmje të paharrueshme.
‘Ishte një ndjenjë e vecantë, një super stadium i ri që ma përkujtoj vetën kur luaja në Europë. Një super organizim dhe jam shum krenar që isha pjesë e këtij spektakli që kishte për kauz, dmth ndihmën për familjet e goditura nga tërmeti. Ishin shumë futbollistë që kanë lënë gjurmë në kombëtaren e Shqipërisë edhe për mua që isha aty e theksoj ishte një nder dhe një kënaqësi shumë e madhe”, i deklaroi Nexhipi gazetarit Reshat Ibrahimi.
Nderim Nexhipi është drejtor i klubit të futbollit Kukësi./Gazeta Lajm