Legjenda e repit ndërkombëtar fillon ta ndjek Loredanën

Loredana padyshim ka qenë një nga emrat më të suksesshëm të skenës muzikore gjatë këtyre dy viteve të fundit.

Suksesi i saj duket se është dëgjuar edhe përtej oqeanit Atlantik, reperja me prejardhje nga Kosova e cila po jeton në Zvicër, ka fituar një ndjekës më shumë në Instagram.

Bëhet fjalë për reperin legjendar Snoop Dog, njeriun që arriti të ‘mbijetojë’ në dy gjeneratat ‘Old school’ dhe ‘New school’, ky lajm ka shtyrë fansat e reperes të mendojnë menjëherë për një bashkëpunim.

Nëse një gjë e tillë do realizohej, mund të themi lirshëm se Loredana ka arritur pikun e karrierës.