Legjenda e Liverpool e nderon këngëtaren shqiptare Dua Lipa

“One Kiss” është kënga e Dua Lipës është shndërruar në një himn për fansat e Liverpool.

E për këtë Dua është shpërblyer me një mirënjohje nga legjenda e Liverpool, shkruan lajmi.net.

Legjenda e Liverpool, Jamie Carragher e ka nderuar këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa me një fanellë të Liverpool.

Me numrin “1” Dua është shfaqur bashkë me babanë e saj Dukagjin Lipa.

Të tre janë dukur në humor të mirë, teksa Carragher ka shkruar poshtë fotografisë “Possibilities” (shanset).

Kujtojmë se kënga “One Kiss” është shndërruar në një himn për fansat e Liverpool, të cilët tashmë e këndojnë atë krahas këngës “You’ll Never Walk Alone”.

Ndryshe, mediat në Angli kanë spekuluar kohëve të fundit se ylli i skuadrës së Liverpool, Trent Alexander Arnold, është në lidhje me Duan – e cila para disa muajve i ka dhënë fund lidhjes me Anwar Hadid.