Lefkov: Filipçe votoi ‘pro’ Qendrës për Pranim të Migrantëve në vitin 2018

Deputeti Lefkov nga VMRO-DPMNE thotë se Venko Filipce dhe LSDM-ja, kishin një politikë partiake dhe shtetërore për vendosjen e migrantëve, duke treguar me kete rast edhe dokumentin i cili, sipas tij, vërteton këtë
“Lideri i LSDM-së, Venko Filipce, si ministër në Qeverinë e Zoran Zaev, në vitin 2018 punoi në mënyrë aktive për hapjen e një kampi migrantësh në Bardovc, gjegjësisht mori pjesë në miratimin e një Plani Projekti për ndërtimin e një qendre pritjeje për migrantë në Bardovc” – tha Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE, në një konferencë për shtyp.
– Konkretisht, në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, më 26.01.2018, numri 16, faqja 189, pika 1.6, thuhet, citoj: “Zhvillimi i dokumentacionit shtetëror të planifikimit urban për një qendër pritjeje për të huaj për nevojat e Sektorit për Çështje Kufitare dhe Migracion në Ministrinë e Brendshme në KP Nr. 35, i regjistruar në Listën e Pronës Nr. 2140 për Komunën e Bardovcit.”
Kjo u miratua nga Qeveria, kurse Venko Filipce, votoi për të me të dyja duart. Këta migrantë që Filipce donte t’i pranonte atëherë, janë të njëjtët migrantë që tani po shkaktojnë probleme në Evropë. Nëse nuk do të ishte për presionin nga VMRO-DPMNE atëherë, do të kishte migrantë në Maqedoni sot.
Venko Filipce dhe LSDM kishin një politikë partiake dhe shtetërore për vendosjen e migrantëve. Dhe ky dokument që sapo kemi treguar është provë e kësaj. Për sa kohë që Filipce është në opozitë, nuk do të ketë migrantë në Maqedoni”, tha Lefkov, duke treguar fragmente nga Gazeta Zyrtare. (Plusinfo)