Ledri Vula zbulon detaje nga projekti i ri muzikor

Ledri Vula nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka dhënë detaje të reja nga projekti të cilin do ta sjell së shpejti.

“Me 1 shkurt vjen Intro. Kanga e ka emnin Piano Rap. Videoklipi osht i xhirum 360 shkall. Nese jeni tu e pa prej smartphones ose computer muneni vet me e bo regjin. Enjoy this piece of art”, ka shkruar ai duke lënë në pritje fansat e shumtë të cilët mezi po e presin lansimin.

Ledri Vula është një prej emrave të estradës nga i cili nuk mungojnë asnjëherë befasitë për publikun.