Ledri Vula ia plotëson dëshirën vogëlushes që i kërkoi Babadimrit takim me të

Në prag të festave të fundvitit, një vogëlushe përmes një letre, kërkoi nga Babadimri takim me Ledri Vulën.

E këtë dëshirë ia plotësoi vet reperi, i cili takoi nga afër vajzën dhe publikoi në rrjete sociale letrën e saj drejtuar Babadimrit.

“Fëmijë bëhuni të mirë. Të gjitha dëshirat do të realizohen”, ka shkruar Ledri.

Kujtojmë se Ledri Vula po e përmbyll një vit shumë të suksesshëm dhe ka paralajmëruar gjëra të mëdha për vitin e ardhshëm.