Ledri publikon foto nga pushimet luksoze

Ledri Vula së fundmi ka kaluar pushimet në ishujt Maldive.

Ai nuk ka zbuluar se me kë ka udhëtuar mirëpo fansat supozojnë se ishte me të dashurën e tij.

Këto pushime në plazh në ditët e para të janarit duket se i ka shijuar në maksimum, e tani kur kjo aventurë ka përfunduar Ledri nuk iku pa e publikuar edhe një fotografi.

“Drejtuar për në shtëpi”, ka shkruar ai pranë fotos ku shihet i vetëm.