Moderatori i njohur Ledion Liço, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka treguar se po i kushton vëmendje formës fizike.
Në një foto të realizuar në ashensor, Ledioni ka zbuluar se ka nisur palestrën, duke u kujdesur për trupin e tij, shkruan “Kosovarja”.
Kjo lëvizje është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal se ai po përgatitet për të qenë më në formë se kurrë për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”.
Me stilin e tij karakteristik dhe prezencën karizmatike, Ledioni pritet të rikthehet fuqishëm në skenën e madhe të “Big Brother VIP Albania”.