Ylli i Milanit, Rafael Leao ka dëshirë të luajë në ‘Santiago Bernabeu’.
Leao së fundmi rinovoi kontratën e tij me Milanin, ani pse u raportua që kishte oferta nga klube të tjera për të.
Tani është vetë, ylli portugez me anë të një komenti me llogarinë e tij ‘Twitter’ ka treguar se ku ëndërron të luajë.
Një pyetje nga një tifoz, se cili është stadiumi që nuk keni luajtur më parë por që do të donit ta bënit.
Leao u përgjigj shkurt, por qartë: ‘Bernabeu’.
Mbetet të shihet nëse kjo dëshirë e tij do të plotësohet ndonjë herë./Lajmi.net/




