Sot në orën 16:00, në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së partisë.
Në këtë takim të rëndësishëm, pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Kryesia pritet të shqyrtojë dhe miratojë listën përfundimtare të kandidatëve, me qëllim që LDK të hyjë e konsoliduar në garën elektorale.
Mbledhja vjen në një moment kyç për subjektin politik, i cili synon të rikthejë mbështetjen në nivel lokal.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit LDK doli si partia e tretë duke siguruar 20 mandate në Kuvendin e Kosovës.