Lavrov: Rusia nuk e ka sulmuar Ukrainën

Pas takimit me homologun e tij ukrainas, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, doli në një konferencë për media për të treguar ato çka prodhuan bisedimet.

Kur ai u pyet nga gazetarët nëse Rusia ka në plan të sulmojë ndonjë vend tjetër pas Ukrainës, Lavrov tha jo, duke përsëritur pozicionin e Rusisë se nuk e ka sulmuar Ukrainën

I pyetur gjithashtu se si po zhvillohet lufta nga perspektiva e Rusisë, ai përmes një përkthyesi tha se ai është një “operacion special” dhe se është duke vazhduar sipas planit”.

Lavrov akuzoi Perëndimin se po “vepron në mënyrë të rrezikshme” duke furnizuar me armë Ukrainën dhe tha se kjo përbën një shkelje të “të gjitha të ashtuquajturave parime dhe vlera të tyre”.