Lavrov: Lufta e Tretë Botërore do të ishte bërthamore

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është duke mbajtur një konferencë për media në Moskë.

Lavrov nga ky adresim thotë se presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se alternativa e vetme ndaj sanksioneve është një luftë e tretë botërore teksa shton se një luftë e tretë botërore mund të jetë vetëm “luftë bërthamore”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai thotë se kjo është vetëm në kokat e politikanëve perëndimorë – dhe nuk është në kokat e popullit rus.

“Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë [dhe] për mendimin tim plane të tilla po bëhen,” thotë ai./Klankosova.tv/.