Lauren Sanchez shfaq unazën masive të fejesës në pushimet në Francë me Jeff Bezos

Lauren Sanchez tregoi me krenari unazën masive të fejesës 20 karatëshe gjatë një udhëtimi luksoz në jug të Francës me të fejuarin e saj, Jeff Bezos.

Ish-spikerja e lajmeve dhe biznesmeni miliarder u fotografuan të premten duke vizituar Beaulie, një komunë bregdetare në Rivierën Franceze.

Qyteti piktoresk është ndalesa më e fundit e çiftit në arratisjen e tyre evropiane, pasi ata kanë lundruar prej javësh në jahtin e Bezos-it prej 500 milionë eurosh.

Foto: Backgrid

Sanchez shihet në fotot duke mbështetur dorën e saj të majtë në një varkë, ndërsa xixëllonja e saj gjigante – me vlerë rreth 2.5 milionë euro – shkëlqente në rrezet e diellit.

Ylli i famshëm ishte e veshur me një fustan portokalli, ndërsa Bezos gjithashtu dukej elegant me një bluzë dhe xhinse të bardha.

Ata u shfaqën të lumtur pranë njëri-tjetrit dorë për dore.

Foto: Backgrid

U raportua në maj se CEO i Amazon i propozoi Sanchez pas pesë vitesh njohje.

Propozimi erdhi në mes të udhëtimit të çiftit në Festivalin e Filmit në Kanë.

Foto: Screenshot/Instagram

Bezos, 59 vjeç dhe Sanchez, 53 vjeçe, u shfaqën në skenën e festës të mbushura me yje menjëherë pasi u fejuan.

Jeff filloi të takohej me Lauren në janar të vitit 2019, pas ndarjes nga MacKenzie Scott.

Foto: Splash News