Largohet nga RMV edhe 22 afganë të tjerë, strehohen në Kanada

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se edhe 22 afganë të tjerë, civilë, janë larguar nga vendi ynë pasi të njëjtëve Kanada u siguroi qëndrim.

Ata u larguan sot me fluturim nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit.

“Me këtë vazhdon misioni i suksesshëm për zgjidhjen afatgjate të statusit të afganëve të cilët janë në rrezik për jetën nga regjimi taleban”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Qeverisë, transmeton TV21.