Largimi i Messit nga Camp Nou duket i pashmangshëm, ylli i Liverpoolit i vetëofrohet Barcelonës

Lionel Messi pritet të largohet nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar veror.

Ka qenë vet kapiteni i katalunasve që ka dërguar një fax në zyrat e klubit ku ka kërkuar largimin.

Edhe pse te Barcelona ende shpresojnë për qëndrimin e Messit në klub, një gjë e tillë duket e pamundur.

Por duke parë se shumë klube janë vënë në kërkim të Messit, tani kanë dalë lajme për zëvendësuesin e argjentinasit në Camp Nou.

Lionel Messi . (Photo by Manu Fernandez/Pool via Getty Images)

Është Sadio Mane që shihet si pasardhës i Messit te Barcelona.

Ka qenë agjenti i sulmuesit senegalez ai që i ka ofruar klientin e tij Barcelonës dhe tani transferimi i Manes po konsiderohet nga Bartomeu sipas Mundo Deportivos.

Mane ka punuar me trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman gjatë kohës sa ishin të dy te Southampton.

Sadio Mane (Foto: Phil Noble/Pool via Getty Images/Guliver)

Edhe pse duket një transferim i vështirë dëshira e Manes është të luaj në Camp Nou si zëvendësues i Messit.

Ndërkohë Liverpool vështirë se do të lejoj largimin e lojtarit, por nëse Mane këmbëngul për tu larguar, atëherë The Reds mund të kënaqen me një ofertë prej 100 milionë eurove.