Larg familjes, kështu u çmallën Mozzik dhe Getinjo në natën e ndërrimit të motmoteve

Dy reperët e njohur shqiptarë, vëllezërit Aliu, natën e ndërrimit të motmoteve nuk ishin pranë më të dashurve.

Mirëpo ata u çmallën me ta në një formë shumë të praktikueshme nga të gjithë ata që i kanë larg më të dashurit.

Ishte Mozzik ai i cili ka treguar nëpërmjet Instastoryt se me anëtarët e familjes në natën e ndërrimit të motmoteve kanë festuar ndaraz mirëpo duke komunikuar nëpërmjet videos kamerës.