Sport Laporta ka folur edhe për situatën e talentit Ansu Fati, i cili...

Laporta ka folur edhe për situatën e talentit Ansu Fati, i cili gjithashtu u spekulua se mund të shitej nga Barcelona. “Këto janë gënjeshtra. Kurrë. Ansu ka qenë trim, ai ka pranuar të veshë fanellën me numrin 10”, përfundoi presidenti i klubi katalunas.

Një klip nga një seancë stërvitore në Manchester United tregon se i riu Hannibal Mejbri po i kalone me lehtësi disa anëtarë të skuadrës së ekipit të parë, përfshirë mesfushorin Fred.

Mejbri, i cili është vetëm 18 vjeç, shihet duke mahnitur brazilianin me këmbë tmerrësisht të shpejta para se ta pasojë topin te Donny van de Beek.

I riu pastaj merr topin nga ky i fundit dhe kalon afër Fredit, për ta futur topin më pas në rrjetë.

Image Credit- PA Images

Ka shpresa të mëdha për Mejbrin në Old Trafford. Duke impresionuar në Monaco, mesfushori rrëmbeu interesimin e Djajve të Kuq, për ta realizuar më pas transferimin në vitin 2019, për një tarifë që thuhet se ishte midis 5 dhe 10 milionë euro.

Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë në ditën e fundit të sezonit të kaluar në Ligën Premier, duke zëvendësuar Juan Matan gjatë fitores 2-1 ndaj Wolves.

Image Credit- PA Images

Krahasimet janë bërë mes stilit të Mejbrit dhe atij të bashkatdhetarit Paul Pogba, i cili gjithashtu depërtoi në akademinë e United.

Mejbri do të shpresojë të ndjekë gjurmët e lojtarëve të tillë si Jesse Lingard, Marcus Rashford dhe Mason Greenwood, të cilët të gjithë kanë dalë nga akademia e United dhe janë vendosur si yje të ekipit të parë. /Telegrafi/