Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur në lidhje me të ardhmen e Ousmane Dembele.
E ardhmja e Dembeles vazhdon të jetë e paqartë. Fillimisht sipas lajmeve që qarkullonin në Spanjë, u tha se lojtari do të largohet, më pas ai u nda i kënaqur nën drejtimin e Xavit.
Lojtari ka një kontratë me Barcën, deri në qershor të këtij viti dhe ende nuk ka rinovuar.
Në lidhje me të ardhmen e francezit, foli edhe presidenti i ekipit Laporta.
Ai tha, se duhet të presin për të parë se çfarë do të ndodh me të ardhmen e tij.
“Më kanë thënë që Dembele është shumë i lumtur këtu te Barcelona. Le të shohim se çfarë do të ndodh me kontratën e tij, ne kemi një sistem të qartë të pagave.
Ne jemi krenarë që Dembele punon nën urdhrat E Xavit”, tha Laporta për ‘RTVE’.
Francezi ka 21 paraqitje në të gjitha garat me Barcelonën këtë sezon, ai ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar nëntë asistime.