Lapidari në Sllupçan, Ahmeti: Gjithçka është realizuar sipas ligjit (Video)

I pyetur për ligjshmërinë e lapidarit për nder të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan, kreu i integristëve, Ali Ahmeti thotë se janë respektuar të gjitha procedurat ligjore.
Ahmeti ftoi organet që për çfarëdo dyshimi të realizohen kontrolle.

“Gjithçka është respektuar konform ligjeve vendore dhe nuk ka asgjë që është jashtë standardeve dhe jashtë ligjeve”, deklaroi mes tjerash Ahmeti.