Lamtumirë Evzal Selimi

Në aksidentin tragjik që ndodhi të shtunën në magjistralen Gostivar – Kërçovë, në afërsi të fshatit Novo Sellë, viktima ishte Evzal Selimi, 30 vjeçari nga Gostivari. Selimi ishte një sipërmarrës i ri në qytetin e Gostivarit.’ Me punën etij të ndershme, Selimi kishte fituar zemrat e njerëzve që punonte, por edhe të shoqërisë, fqinjve dhe familjes.

Evzali i Juvës ashtu njihej në mesin e banorëve të Gostivarit, pasi është një fans i afasionuar i klubit të futbollit “Juventus”.

Selimi jetonte bashkë me familjen e tij në Gostivar, kurse prindërit i jetonin në Austri. Pas vetës, Selimi ka lënë dy fëmijë të vegjël dhe bashkëshorten e tij.