LAMM: Mjegull në rrugët Negotinë-Gradsko dhe Negotinë-Demir Kapi

Për shkak të mjegullës këtë mëngjes, dukshmëria është zvogëluar për 50 deri në 100 metra në rrugët Negotinë-Gradsko dhe Negotinë-Demir Kapi.

Në rrugët tjera shtetërore, trafiku zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, ndërsa në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Në pikat kufitare, sipas informacionit të mëngjesit të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM), nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.