LAMM: Mjegull në rrugën Shkup – Tetovë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore. Në rrugën Shkup – Tetovë vërehet dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës nga 50 deri në 100 metra, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) dhe njëherit apelojnë për vozitje të kujdesshme, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. /Alsat.mk