Lamine Yamal i reagon Erling Haaalandit për fjalët që ia tha

Bota ishte plot lëvdata për Lamine Yamal gjatë dhe pas ndeshjes, përfshirë edhe nga superylli tjetër Erling Haaland.

Lojtari i Manchester Cityt postoi në rrjetet e tij sociale se Lamine Yamal ishte ‘absolutisht i pabesueshëm’.

Gjatë intervistës së tij me kanalin spanjoll Movistar+, ai u pyet për këtë dhe iu treguan komentet e Haaland, për të cilat ai e falënderoi sulmuesin norvegjez.

“Sinqerisht nuk kam parë asgjë. Jam mirënjohës, mirënjohës që Haaland e njeh punën time, por unë jam i përqendruar të luaj, të kënaqem në fushë me topin”, deklaroi Yamal.

 

Haaland dhe Henry nuk ishin të vetmit që e lavdëruan. Pas ndeshjes, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, i tha shtypit se Lamine Yamal është një talent që shfaqet një herë në 50 vjet.

Homologu i tij u pyet nëse të gjitha këto lavdërime mund të jenë të padobishme, ndërsa Hansi Flick përpiqet të qëndrojë me këmbë në tokë duke thënë për Yamal shkurtazi se është një gjeni.