Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar edhe rezultatet befasuese.
Los Angeles Lakers ka marrë fitoren e dytë radhazi dhe të pestën këtë edicion, pasi në Crypto Arena ka arritur fitore me gjashtë pikë epërsi ndaj Portland Trail Blazers 116:110.
Përkundër mungesës së yllit të tyre më të madh LeBron James, Lakers kanë dominuar nga fillimi deri në fund të këtij dueli.
Anthony Davis ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 30 pikë, 13 kërcime, gjashtë asistime dhe tri bllokada.
Me lojë të mirë u dalluan edhe japonezi Rui Hachimura me 19 pikë, derisa Austin Reaves dhe Reddish shtuan nga 18 të tjera.
Jerami Grant ishte më efikasi te skuadra mysafire me 23 pikë e pesë kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.




