Ministria e Shëndetësisë njofton se është shkarkuar nga detyra Ushtruesi i Detyrës, Drejtor i Qendrës për Shendet Publik në Shkup, d-r Arben Zyberi, raporton gazeta LAJM.
Në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë thuhet se, Zyberi është shkarkuar për shkak të deklaratave të pasakta me çka ka dëmtuar imazhin e anëtarëve të Komisionit për sëmundje infective, duke e sjellur në pikëpyetje kredibilitetin e institucioneve shëndetësore në luftën kundër koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë, njofton se në vend të Zyberit, është emëruar d.r Aleksandar Stojanov, epidemiolog nga Qendra e Shëndetit Publik./Gazeta LAJM