Lajmi i fundit: Kovid-19, 107 të infektuar dhe 1 i vdekur në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 107 te infektuar te rinj dhe një i vdekur nga Kovid-19. Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orëve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Mbi 40 persona janë infektuar vetëm në Kumanovë, përfshirë edhe kryetarin e kësaj komune, Maksim Dimitrievski.