Lajmet e fundit se a do të takohen Isa Mustafa e Albin Kurti

Nesër pritet të takohen sërish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Kështu kanë theksuar burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këto burime nuk kanë saktësuar orën e saktë të mbajtjes së këtij takimi, por ka theksuar se dy liderët janë dalorduar për një takim gjatë ditë së nesërme. ”Edhe pse nuk e kanë caktuar orën, pritet që nesër gjatë ditës të takohen edhe njëherë Isa Mustafa e Albin Kurti”, tha ky burim. Gjithnjë sipas këtij burimi, ndonëse ende nuk ka lëvizje të pozicioneve nga dy partitë, mund të pritet marrëveshje të mërkurën në mbrëmje, ose të enjten paradite, gjegjësisht para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit. Ndërkohë, publikisht drejtuesit e dy partive vazhdojnë të mos lëvizin nga pozicioni i tyre. Në fakt është çështja e presidentit, ajo e cila i ka ndarë dy partitë. Derisa LDK insiston në këtë post, VV kërkon që në këtë post të vijë dikush apartiak. Ndryshe, Isa Mustafa ka folur sot për një takim të mundshëm me Kurtin. Ai në 30 vjetorin e LDK-së, ka theksuar se dy partitë duhet ta ndajnë pushtetin në mënyrë të barabartë.