Janë siguruar para për pagat e Zjarrfikësve

Janë siguruar mjete financiare për pagat e të gjithë zjarrfikësve në pajtim me ligjin, si persona të autorizuar zyrtarë nga sfera e sigurisë, ndërsa ka edhe rritje të mjeteve për pagat e zjarrfikësve për 70 milionë denarë për vitin 2020, kumtoi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur të zjarrfikësve të RMV-së.

Sindikata e pavarur ishte e kryesuar nga kryetari Toni Boshkovski, ndërsa në takim morën pjesë edhe kryetari i SPM, Darko Dimkovski, si dhe këshilltarja e posaçme e kryeministrit për drejtësi, Tanja Çaçarova Ilievska,

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në takim është konstatuar nevoja nga sjellja e akteve nënligjore dhe rregullore për pagesën e pagave të zjarrfikësve, për shkak të unifikimit të pagesës në pajtim me rregullat ligjore.

Për këtë qëllim, kryeministri Zaev paralajmëroi takime pune me ministren dikasteriale të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe BNJVL-në.

Takimi i sotëm është vlerësuar si bazë e mirë për konfirmimin e zgjidhjes së përhershme për çështjen.